Presidenti dhe kryeministri i Serbisë, Boris Tadiç dhe Vojisllav Koshtunica i kanë propozuar Grupit të Kontaktit dhe të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin, Marti Ahtisari që në fazën e mëtejme të negociatave të kalohet në shqyrtimin e statusit të Kosovës.
"Ne propozojmë të kalojmë në bisedimet për statusin, pasi bisedat për decentralizimin nuk dhanë rezultate konkrete", tha Leon Kojen, anëtar i ekipit negociator serb.
Letra e dy bashkëkryesuesve të ekipit negociator të Beogradit është paraqitur sot në Qeverinë e Serbisë ndërsa më parë i është dorëzuar ambasadorëve të vendeve të Grupit të Kontaktit në Beograd dhe zyrës së Bashkimit Evropian.