Ndërlidhjet

UASHINGTON/BAGDAD


Presidenti amerikan, George Bush tha sot se formimi i qeverisë së re të Irakut do të shërbej si "disfatë shkatërruese" për Al-Kaidën. Duke folur para reporterëve në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush ka thënë se "e dij plotësisht se Iraku i lirë do të jetë një aleat i rëndësishëm në luftën kundër terrorit dhe se do të shërbej si disfatë shkatërruese për terroristët dhe për Al-Kaidën". Ai tha se me telefon ka biseduar me zyrtaët më të lartë të Irakut dhe se u ka uruar atyre formimin e "qeverisë së re të unitetit kombëtar". Njëherësh, në Bagdad, pas mbledhjes së parë të qeverisë së re, kryeministri Nuri Kamil al-Maliki u ka thënë gazetarëve se qeveria e tij do të përdorë "forcë maksimale" në konfrontimin me kryengritës, që po vazhdojnë të shkaktojnë gjakderdhje në Irak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG