Ndërlidhjet

NOVI SAD


Udhëheqësi i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës Nenad Çanak deklaroi se fitorja e opcionit për pavarësinë e Malit të Zi dëshmon se askush më nuk dëshiron të jetojë në bashkësi me Serbinë.
"Serbia tash nuk ka justifikime. Është e qartë se me një Serbi të këtillë askush nuk dëshiron të jetojë, dhe është koha e fundit që njerëzit në Serbi të pyesin veten përse është kështu", ka thënë Çanak.
Lidhur me të ardhmen e Vojvodinës, Çanak tha se përgjigja atje nuk do të jetë e ngjashme me çështjet e Kosovës, të Malit të Zi apo të republikave tjera ish jugosllave.
"Tash është e qartë se kanë qenë të sakta vlerësimet para 18 vjetëve se hegjemonizmi dhe nacionalizmi serbomadh do të rrëshqasin në Kosovë, kurse do ta thyejnë kokën në Vojvodinë", ka konkluduar Nened Çanak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG