Ndërlidhjet

ZAGREB


Kroacia ka akuzuar Velko Kadijeviç, sekretari i fundit federativ për mbrojtjen në ish Jugosllavi, për krime lufte të kryera në vitin 1991 gjatë bombardimeve të caqeve civile në Osjek.
Lajmi për këtë akuzë është bërë i ditur një javë pasi që presidenti dhe kryeministri i Kroacisë, Stipe Mesiç dhe Ivo Sanader kishin deklaruar se e konsiderojnë të habitshme që disa nga gjeneralët kryesorë të ish armatës Jugosllave që kishin udhëhequr operacionet në Kroaci deri më tash nuk ishin akuzuar për krime lufte.
XS
SM
MD
LG