Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia i ka shprehur vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit pakënaqësinë me punën e kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari. Agjencia Reuters citon një diplomat perëndimor të ketë thënë se "Serbia ka shprehur pakënaqësinë me mënyrën dhe njerëzit që po i drejtojnë këto bisedime".
Burimet diplomatike amerikane në Beograd kanë përsëritur mbështetjen e plotë për zotin Ahtisari. Sipas diplomatëve perëndimorë "qëllimi i vetëm i Beogradit është të vonojë të paevitueshmen". Diplomatët e Grupit të Kontaktit janë të pakënaqur me qasjen e Beogradit.
XS
SM
MD
LG