Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Kryeminsitri i Kosovës, Agim Çeku ka deklaruar se qeveria e tij është e përkushtuar për zgjidhjen e problemeve të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre kombëtare. Këto komene ai i bëri më herët gjatë ditës, me rastin e inaugurimit të ndërtesës së banimit për të zhvendosurit në fshatin Plemetin afër Obiliqit. Në këtë ndërtesë janë vendosur 74 familje rome, egjiptase dhe ashkalinje, që deri tash kanë jetuar në një kamp në po këtë fshat. Në kamp kanë mbetur edhe 74 familje.
XS
SM
MD
LG