Ndërlidhjet

OSVIECIM


Papa Benedikti XVI sot e vizitoi ish kampin nazist të përqëndrimit Aushwitz-Birkenau në Poloni, dhe tha se nga tmerri pothuajse kishte mbetur pa fjalë.
Ai tha se "si bir i popullit gjerman", i dënon krimet e papara masovike të kryera kundër Zotit dhe njerëzve në kampin e përqëndrimit.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Aushvitz-Birkenau u vranë rreth 1.5 milionë njerëz, shumica hebrej, por edhe rusë, polakë, gjermanë dhe të tjerë.
Po sot, rreth 900 mijë besimtarë morën pjesë në meshën që Papa Benedikti XVI e udhëhoqi në Krakov të Polonisë.
Me vizitën në kampin Aushwitz, Papa Benedikti XVI e përmbylli qëndrimin e tij në Poloni, atdheun e paraardhësit të tij, Gjon Palit II.
XS
SM
MD
LG