Ndërlidhjet

GAZA


Ministri i jashtëm palestinez në qeverinë e Hamasit ka hedhur poshtë thirrjen e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, për të mbajtur referendum mbi politikën e Hamasit ndaj Izraelit.
Të njëjtat burime e kanë cilësuar një kërkesë të tillë si humbje parash dhe kohe.
Ndërkaq gjatë ditës një militant palestinez është vrarë gjatë shkëmbim zjarrit me forcat izraelite në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës.
E bija 17-vjeçare e kryeministrit palestinez Ismail Hanijah u ndalua sot nga forcat izraelite. Incidenti ka ndodhur në jug të Izraelit, derisa Haola Hanijah donte të vizitonte një të burgosur me dokumenta të fallsifikuara.
XS
SM
MD
LG