Ndërlidhjet

BRUKSEL


Nëse Irani nuk pranon paketën e ofruar nga Bashkimi Evropian në shkëmbim të ndërprerjes së pasurimit të uraniumit, atëherë kjo është dëshmi e qartë se Teherani synon të prodhojë armë bërthamore. Kështu ka deklaruar para komitetit për marrëdhënëie me jashtë të Parlamentit Evropian shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana.
Ndërkaq zyrtarët e lartë të vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermaninë, do diskutojnë të enjten në Vjenë programin bërthamor të Iranit.
Ministri i jashtëm i Iranit, Mançur Motaki deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të rifillojë bisedimet me treshen evropiane për programet bërthamore. Më tej ai ka shtuar se vendi i tij nuk ka frikë nga një sulm amerikan. Sipas tij, SHBA nuk janë në pozicion "të krijojnë një krizë të re" në rajon sepse tashmë po përballen "me plot vështirësi" në Irak dhe Afganistan.
XS
SM
MD
LG