Ndërlidhjet

XHAKARTA


Vendet nga mbarë bota po u dërgojnë ndihma dhjetëra mijëra viktimave të tërmetit në Java të Indonezisë.
Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar u takuan në Gjenevë për të bashkërenduar ndihmat urgjente në ushqim, barëra dhe veshmbathje. Dërgimi i ndihmave në Indonezi dhe gjendja humanitare atje janë nën kontroll bënë të ditur burimet ndërkombëtare.
Mbi 5.400 veta humbën jetën, mijëra u plagosën dhe 200 mijë njerëz mbetën pa strehë nga tërmeti me fuqi 6.3 ballë të Rihterit që goditi të shtunën Indonezinë.
XS
SM
MD
LG