Ndërlidhjet

PRISHTINË


Delegacioni i Kosovës ka arritur në Vjenë ku nesër do të marrë pjesë në takimin me përfaqësuesit e Serbisë ku do diskutohen çështjet e ekonomisë.
Ekipi i Kosovës është mjaft i përgatitur, tha për radion Evropa e Lirë, Skënder Hyseni kryesues i delegacionit. Zoti Hyseni, i cili është këshilltar politik i presidentit Fatmir Sejdiu, tha se agjenda që e ka propozuar moderatori i takimit parasheh diskutimet lidhur me borxhet e jashtme dhe ndarjen e tyre si dhe për pronën. Delegacioni i Kosovës paralajmëron se në takim do të shtrohet edhe një çështje të tjera siç janë pensionet dhe kursimet devizore. Ndërkaq nuk mund të anashkalohet çështja e dëmeve që Serbia ka shkaktuar në Kosovë gjatë okupimit, theksoi Skënder Hyseni.
XS
SM
MD
LG