Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shefja e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, Ketrin Bomberger i ka bërë thirrje UNMIK-ut që në mënyrë serioze të trajtojë çështjen e rreth 1.500 të zhdukurve në Kosovë, që ende nuk dihet se ku ndodhen, dhe për të cilët nuk ekzistojnë mostrat e nevojshme për identifikim.
"Këtë duhet ta zgjidhë veçanërisht UNMIK-u, si dhe palët të cilat një kohë ishin në konflikt", ka thënë ajo.
Bomberger nesër do të vizitojë Prishtinën, ku do të takohet me kryeministrin Agim Çeku dhe zyrtarët e lartë të UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG