Përfaqëssuesit e fuqive botërore sot takohen në Vjenë për të finalizuar pakon e ofertës dhe të sanksioneve në përpjekjet për të ndalur programet bërthamore të Iranit.
Në takim do të marrin pjesë ministrat e 5 vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermania dhe Havier Solana, përfaqësues i Bashkimit Evropian.
Para takimit Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t'u bashkohen bisedimeve shumëpalëshe nëse Irani ndal pasurimin e uraniumit.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Manuher Motaki ka thënë se Irani është i gatshëm të bisedojë me Shtetet e Bashkuara, por nuk heq dorë nga pasurimi i uraniumit.
"Kumtesa e Shteteve të Bashkuara nuk përmban asgjë të re. Ajo nuk sinjalizon zgjidhje logjike të çështjeve bërthamore", ka thënë ministri i Jashtëm i Iranit Motaki.