Ndërlidhjet

VJENË


Irani mund të prodhojë armë bërthamore deri në vitin 2010, bëjnë të ditur burimet amerikane të zbulimit. Ky lajm vjen derisa fuqitë botërore kanë rënë dakord për një paketë favoresh ndaj Iranit në shkëmbim të ndërprerjes së të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me uraniumin e pasuruar.
"Jemi të përgatitur të fillojmë bisedimet, por për këtë Irani duhet të pezullojë proceset që lidhen me pasurimin e uraniumit. Në shkëmbim do pezullojmë të gjitha veprimet në Këshillin e Sigurimit", tha Margaret Beket, ministrja e jashtme britanike, pa dhënë detaje rreth paketës në fjalë.
Sekretarja amerikane e shtetit Rajs e ka cilësuar këtë si moment të së vërtetës për Iranin.
XS
SM
MD
LG