Ndërlidhjet

VJENË


Irani mund të prodhojë armë bërthamore deri në vitin 2010, bënë të ditur burimet amerikane të zbulimit.
Ky lajm vjen derisa fuqitë botërore kanë rënë dakord për një paketë favoresh ndaj Iranit në shkëmbim të ndërprerjes së të gjitha aktiviteteve për pasurimin e uraniumit.
"Jemi të përgatitur të fillojmë bisedimet, por për këtë Irani duhet të pezullojë proceset që lidhen me pasurimin e uraniumit. Në shkëmbim do pezullojmë të gjitha veprimet në Këshillin e Sigurimit", tha Margaret Beket, ministrja e Jashtme britanike, pa dhënë detaje rreth paketës në fjalë.
Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice e ka cilësuar këtë si "moment të së vërtetës" për Iranin.
Ndërkohë, presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad tha se Perëndimi nuk do ta privojë vendin e tij nga teknologjia bërthamore. Ai nuk e përmendi paketën e ofruar, por tha se Irani ka të drejtë të zhvillojë teknologji bërthamore.
Komente të ngjashme bëri edhe kleriku Ayatollah Ali Khamenei, duke thënë se Irani nuk do të "frikësohet" nga vendet perëndimore që të heqë dorë nga programi bërthamor.
XS
SM
MD
LG