Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush ka premtuar të bëjë publike rezultatet e plota të hetimit për një masakër të mundshme të civilëve në Irak nga ana e forcave amerikane. Bush theksoi se do të ndëshkohet çdokush që gjendet fajtor.
"Marinsat janë një grup i jashtëzakonshëm që e kuptojnë mirë traditën e njësitit që përfaqësojnë. Por nëse ka keqbërje do të ndëshkohen përgjegjësit", tha Bush.
Trupat amerikane tashmë janë urdhëruar të marrin dhe mësime etike dhe morali.
Kryeministri irakian e cilësoi si "krim të tmerrshëm" incidentin në Haditha, ku humbën jetën dhjetëra civilë, mes tyre gra e fëmijë.
XS
SM
MD
LG