Ndërlidhjet

BEOGRAD


Dëshmitari kyç në procesin kundër vrasësve të ish kryeministrit serb Zoran Xhingjiq, është vrarë bashkë me një pjesëtar tjetër të një bande kriminale.
Policia tha se Zoran Vukojeviq u gjet i vdekur jashtë Beogradit, me pranga në duar, kurse në trup kishte djegie të rënda.
Vukojeviq dëshmonte kundër bashkëpunëtorëve të vet nga e ashtuquajtura Bandë e Zemunit, e cila akuzohet se qëndron prapa vrasjes së kryeministrit në mars të vitit 2003.
Po dje, në Beograd u gjet i vdekur edhe Zoran Paviç, një pjesëtar tjetër i bandës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG