Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Shefer, ka ftuar Beogradin dhe Podgoricën të fillojnë bisedimet e ndërsjella për qështjet që kanë të bëjnë me shpalljen e pavarësisë së Malit të Zi. Në kumtesen e lëshuar në selinë e NATO-s, Shefer vënë në pah, se pavarësimi i Malit të Zi ka pasuar referendumin që është vlerësuar i lirë dhe i drejtë. "NATO rrespekton rezultatet e referendumit si shfaqje e vullnetit demokratik të popullit të Malit të Zi", ka thënë Jap De Hop Shefer. Ndërkohë është bërë e ditur se ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian, me 12 qershor do të miratojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Malit të Zi.
XS
SM
MD
LG