Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komisioneri I Policisë së Kombeve të Bashkuara, Kai Vittrup, ka thënë sot se plagosja e djeshme e një gruaje serbe në Prilluzhë dhe vrasja e një serbi javën e kaluar në Zvecan, nuk duket të jenë krime të motivuara në baza etnike. Në një komunikatë për opinion,komisioneri Vittrup ka shpjeguar se gruaja serbe në Prilluzhë është plagosur nga të shtënat që kanë ardhur gjatë një dasme afër shtëpisë së saj, kurse hetimet e deritashme rreth vrasjes në Zvecan nuk kanë zbuluar ndonjë lidhshmëri ndëretnike.
XS
SM
MD
LG