Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka hedhur poshtë në tërësi vlerësimin e kryeprokurores së Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë, Carla Del Ponte, për, sic thuhet, mungesën e bashkëpunimit të UNMIK-ut me këtë Tribunal. Zëdhënësi Niraj Singh, tha se në vetë raportin e Presidentit të Tribunalit, të prezantuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk është ngritur asnjë shqetësim mbi bashkëpunimin e UNMIK-ut me Tribunalin. “Kryeprokurorja e Tribunalit ka bërë disa akuza të pabaza kundër UNMIK-ut, vecanërisht lidhur me rastin e ish kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt”, tha zoti Singh.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.