Komandanti I Forcave Paqeruajtëse në Kosovë, gjenerali Italian Xhyzepe Valotto, do të shënojë sot nëpërmjet një ceremonie solemne shtatë vjetorin e hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë. Në këtë ceremoni, në të cilën pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga jeta politike dhe shoqërore, do të rikujtohen të gjithë ushtarët që humbën jetën duke shërbyer për KFOR-in gjatë këtyre viteve.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.