Këshilltarët e kuvendit komunal të Leposaviqit kanë vendosur të shpallin masa të jashtëzakonshme në territorin e kësaj komune dhe të ndërpresin të gjitha marrëdhëniet me institucionet e Kosovës. Kjo është komuna e tretë në veri të Kosovës, pas Zveçanit dhe Zubin Potokut, që ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës për shkak siç thuhet "të gjendjes së përkeqësuar të sigurisë".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.