Shtetet e Bashkuara dhe Unioni Evropian i kanë bërë thirrje Iranit t'i japë përgjigje të palëkundur ofertës së fuqive botrore për ndaljen e pasurimit të uraniumit. Sekretarja e shtetit Kondoliza Rajz tha se "disa deklarata pozitive janë dëgjuar nga iranianët". Por, komuniteti ndërkombëtarë, sipas saj, tani dëshiron përgjigje të qartë nga Irani për të ditur nëse procesi i negociatave do të sjellë rezultate.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.