Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush u bëri thirrje vendeve tjera t'i akordojnë 13 miliardë dollarë ndihmat qeverisë në Bagdad, për të cilat janë zotuar më parë.
Në fjalimin radiofonik të javës, Bush tha se bashkësia ndërkombëtare deri tash ka dhënë vetëm 3 miliardë dollarë ndihma.
Ai gjithashtu premtoi mbështetje për përpjekjet e kryeministrit irakian Nuri al-Maliki për përmirësimin e sigurisë dhe funksionimin e sistemit gjyqësor.
"Për të ndihmuar kryeministrin që të përmirësojë sigurinë, ne do të vazhdojmë t'i shoqërojmë ekipet e koalicionit dhe njësitet policore. Gjithashtu do t'i ndihmojmë ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme që të përmirësojnë komandimin dhe kontrollin, të çrrënjosin korrupcionin dhe të hetojnë shkeljen e të drejtave të njeriut", tha presidenti Bush.