Ndërlidhjet

LUBJANË


Në Lubjanë të Sllovenisë po zhvillohet konferenca dyditëshe me temën “Zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i Kosovës: Sfidë për stabilizimin politik të rajonit”.
Në këtë konferencë të organizuar nga Qendra vjeneze për integrim në Evropë, Qendra sllovene për ardhmërinë evropiane dhe Instituti francez për marrëdhënie ndërkombëtare, diskutimet pritet të përqëndrohen në identifikimin e rrugëve që do të stabilizonin Ballkanin, e veçanërisht Kosovën.
Punimet e kësaj konference do t’i hapë shefi i diplomacisë sllovene Dimitrij Rupel, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Werner Wnendt, zëvendësi i të dërguarit të posaçëm për statusin, Albert Rohan dhe koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek.
XS
SM
MD
LG