Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Xhon Bolton, ka deklaruar se lansimin e raketave të Koresë Veriore, Uashingtoni do ta cilësoj si kërcënim për sigurinë ndërkombëtare.
Ambasadori Bolton ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranojnë një situatë të tillë. Ai njëkohësisht ka ftuar Pekinin që të bëjë më shumë në parandalimin e Penianit për testimin e raketave.
Ndërkohë Kina ka shfaqur përsëri sot shqetësimin për tensionet e krijuara pas mundësisë së lëshimit të raketave nga ana e Koresë Veriore. Ministri i jashtëm kinez tha se është mjaft i shqetësuar me situatën e tanishme, dhe se të gjitha palët duhet të fokusohen në gjetjen e një zgjidhje paqësore të kësaj çështje.
XS
SM
MD
LG