Rrahman Paçarizi, Prishtinë
Jo vetëm në çështje sigurisë, por në pothuajse asnjë fushë tjetër Kuvendi Komunal i Mitrovicës tash e shumë vjet nuk ushtron pushtetin në pjesën veriore të qytetit të dominuar nga serbët. Zyrtarë aktualë komunalë dhe ish-drejtues të komunës thonë se një pjesë të madhe të fajit për këtë gjendje e ka urdhëresa administrative e nënshkruar nga ish-kryeadministratori Michael Steiner në nëntor të vitit 2003.
Bajram Rexhepi, ish-kryeministër i Kosovës, që menjëherë pas luftës ka qenë prefekt i qytetit të Mitrovicës, tha se ky realitet ekziston pas një urdhërese administrative të zotit Steiner, që e ka bërë një administratë të UNMIK-ut, që është dashur të jetë e përkohshme në pjesën veriore:
"Ajo administratë e UNMIK-ut funksionon edhe më tutje në pjesën veriore, por njëkohësisht funksionon edhe komuna që është e ndikuar nga strukturat e mëparshme, faktikisht ato që kanë qenë gjatë regjimit të Millosheviqit, veprojnë edhe më tutje", tha ish-kryeministri Bajram Rexhepi, ndërkohë kryetari aktual i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Mursel Ibrahimi, thotë se administrata që ai udhëheq ka fushë të kufizuar veprimi në pjesën veriore:
"Ndikimi i pushtetit të Kuvendit komunal në pjesën veriore të qytetit e ka zvogëluar domenin e veprimit. Në bazë të rezolutës 1244 është një Mitrovicë e vetme, por mjerisht ne si kuvend komunal, në bazë të kësaj urdhërese nuk kemi mundur ta ushtrojmë veprimtarinë në krejt komunën e Mitrovicës", tha zoti Ibrahimi, duke iu referuar urdhëresës administrative të ish-kryeadministratorit Michael Steiner, sipas të cilës formohej një administratë e udhëhequr nga UNMIK-u për pjesën veriore, e cila do ta çonte qytetin kah integrimi dhe do të shpërbënte strukturat paralele serbe. Mirëpo, zoti Bajram Rexhepi thotë se Kuvendi komunal i Mitrovicës nuk ka asnjë ndikim në pjesën veriore, pos ndihmave për popullatën:
"Për fat të keq, nuk ka kurrfarë ndikimi, ka vetëm letra administrativisht dhe nëse kanë mundur t’ia bëjnë ndonjë ndihmë popullatës shqiptare në Kodrën e Minatorëve apo në mëhallën e boshnjakëve, përndryshe nuk kanë pasur as nuk kanë kurrfarë pushteti".
Duke e shpjeguar situatën në pjesën veriore, zoti Mursel Ibrahimi thotë:
"Ne kemi ujësjellësin rajonal, kemi distribucionin për rrymë dhe këto nuk na përgjigjen, ashtu si edhe tatimi në pronë. Faturat i paguhen KEK-ut vetëm në lagjet me shumicë shqiptare".
Zoti Ibrahimi tha se fatkeqësisht edhe pse janë fqinjë të parë, serbët furnizohen nga linja të ndara të energjisë, ndërsa shqiptarët nga KEK-u dhe njëkohësisht ata u paguajnë distributorëve të ndryshëm, shqiptarëve KEK-ut, ndërsa serbët Elektroekonomisë së Serbisë.