Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri irakian Nuri Kamil al Maliki ka paraqitur një plan për pajtimin kombëtar, sipas të cilit amnistohen kryengritësit që do t'i bashkangjiten rindërtimit të Irakut.
"Ju falenderoj për mundësinë që më dhatë për paraqitjen e këtij plani që synon pajtimin dhe dialogun kombëtar. Duke pasur parasysh dhe masat e tjera shpresojmë që kjo të jetë një mundësi për të përmirësuar realitetin e dhimbshëm në vend. Nga ana tjetër shpresojmë që ky plan të ndikojë në stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit", tha al Maliki.
Kryeministri irakian ka shtuar se po i ofron degën e ullirit atyre kryengritësve që heqin dorë nga dhuna, derisa ata që nuk pranojnë ta bëjnë një hap të tillë do përballen me grushtin e fortë të pushtetit.
Ambasadori amerikan në Irak, Zalami Kalilzad ka kërkuar nga kryengritësit të pranojnë planin e kryeministrit al Maliki.
XS
SM
MD
LG