Referi rus, Valentin Ivanov është kritikuar nga lojtarët, trajnerët dhe zyrtarët për arritjen e rekordit të ri për numrin më të madh të përjashtimeve nga loja në takimet e Kampionatit Borëtor në futboll, që po zhvillohet në Gjermani. Gjatë ndeshjes së mbrëmshme Portugalia-Holanda, referi Ivanov përjashtoi nga loja katër futbollistë, nga dy nga të dy ekipet. Gjatë kësaj ndeshje ai tregoi 16 herë kartonin e verdhë. Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit, Sep Blatter, tha se vetë Ivanovi është dashur ta marrë një karton të verdhë për referimin e këtij takimi. Në ndeshjet e sotme në kampionatin botëror takohen Italia – Australia në orën 17 dhe Ukraina – Zvicra në orën 21.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.