Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Xhorgj Bush, tha se vendimi për tërheqjen e trupave amerikane në Irak varet nga situata vetë situata atje.Bush i bëri këto komente pas propozimeve të komandantit të forcave amerikane në Irak,Xhorgj Kejzi për të reduktuar për gjysëm trupat amerikane deri në fund të vitit 2007. "Sa i përket pranisë së trupave tona atje ai vendim do të ndërrmerret nga gjeneral Kejzi dhe qeveria sovrane e Irakut, bazuar në rrethanat në terren. Njëra nga gjërat që më ka sigurar gjeneral Kejzi është se çfarëdo qofshin rekomandimet e tij, ato do të kenë për qëllim arritjen e fitores, gje që të gjithë ne e dëshirojmë" tha presidenti Bush.
Presidenti Bush ka deklaruar sot poashtu se Korea e Veriut duhet tu kushtojë vëmndje paralajmërimeve të Kinës dhe shteteve tjera që të mos testojë raketat me rreze të gjata veprimi. "Iu kam bërë të qartë partnerëve tanë në këtë çështje: Japonisë, Koresë Jugore, Kinës dhe Rusisë, se ne duhet të dërgojmë porosi të fokusuar në Korenë e Veriut se testimi i raketave është akt provokativ" ka thënë Bush.
XS
SM
MD
LG