Ndërlidhjet

TIRANË


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu sot e filloi vizitën dyditore në Shqipëri me takimin me presidentin Alfred Moisiu.
Pas takimit, z. Moisiu shprehu optimizëm për rrugën në të cilën ndodhet Kosova dhe ripërsëriti qëndrimin e shtetit shqiptar për një Kosovë të pavarur, që do të sjellë qetësi dhe stabilitet në rajon.
Presidenti Sejdiu u shpreh për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve për të nxitur në mënyrë kualitative të gjitha proceset dhe për të mbyllur ciklin e pavarësimit të Kosovës me njëhjen ndërkombëtare.
Të pyetur lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni, të dy presidentët janë shprehur për stabilitetin e Maqedonisë dhe për nevojën e një roli konstruktiv të shqiptarëve, si brenda sistemit politik, ashtu edhe atij shtetëror. Dy presidentët ishin në të njëjtin mendim për përgjegjësitë që kanë partitë politike shqiptare në Maqedoni për të luftuar për votën e lirë të qytetarëve.
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu sot do të takojë edhe kryeministrin Sali Berisha ndërsa pasdite do të mbajë një fjalim në Kunvendin e Shqipërisë.
Presidenti Sejdiu gjithashtu do të nderohet me një medalje nga Universiteti i Tiranës.
XS
SM
MD
LG