Ndërlidhjet

PRISHTINË


Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi tha se vendimi për ardhjen e kryeministrit të Serbisë Vojisllav Koshtunica në Kosovë është i administratës ndërkombëtare, por shtoi se Kosova është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë.
Në një takim me gazetarë serbë para vizitës së nesërme të Koshtunicës, Thaçi ka deklaruar se Kosova është një vend demokratik me një shoqëri të qytetëruar, e cila ka pritur dhe ka përcjellur burrështetas të shumtë.
"Kryeministri Koshtunica nuk është zyrtari i parë serb që vjen në Kosovë. Para tij kanë ardhur edhe zyrtarë tjerë të lartë serbë", ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG