Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përkundër qetësisë aktuale në Luginën e Preshevës, ekziston mundësia e një dhune hakmarrëse që ndërlidhet me vendimin për statusin përfundimtar të kosovës, thuhet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave të bërë publik sot në Bruksel.
Raporti vlerëson se prej përfundimit të luftës në vitin 2001, në Luginën e Preshevës janë bërë përparime të dukshme, por bashkësia ndërkombëtare dhe politikanët në Kosovë duhet të vazhdojnë ta bëjnë të qartë se Kosova nuk do të ndahet, ndërsa Lugina e Preshevës do të mbetet brenda kufinjve të Serbisë.
"Qeveria serbe duhet të heqë dorë nga çdo pretendim për ndarjen e Kosovës dhe duhet ta revitalizojë Këshillin Koordinues, i cili mbikqyr zhvillimet në Serbinë jugore", thuhet në raport.
Grupi Ndërkombëtar i Krizave rekomandon që përgjegjësitë policore në Luginën e Preshevës të barten nga "xhandarmeria paramilitare dhe nacionaliste" tek policia shumëetnike.
XS
SM
MD
LG