Ndërlidhjet

LONDËR


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në negociatat për statusin e Kosovës Marti Ahtisaari ka biseduar sot në Londër me sekretarin britanik për Evropën Goeffrey Hoon për gjendjen në Kosovë dhe rrjedhën e procesit negociator.
Zëdhënësja e Ahtisaarit Hua Jiang ka deklaruar se "takimi ka kaluar mirë" ndërsa Ahtisaarin dhe Hoon "kanë shkëmbyer mendime për gjendjen aktuale në Kosovë".
Ahtisaari sonte do të takohet edhe me Sekretaren e Jashtme Margaret Beckett, ndërsa nesër do të merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit.
XS
SM
MD
LG