Ndërlidhjet

LONDËR


Serbia nuk do të pranojë "kompromis të imponuar" për të ardhmen e Kosovës, ka thënë kryeministri Vojisllav Koshtunica pas takimit me kryeministrin britanik Tony Blair.
Në takimin që zgjati 45 minuta, gjithashtu kanë marrë pjesë ministri i Brendshëm i Serbisë, ministri i Ekonomisë, dhe drejtuesja e Qendrës Koordinuese për Kosovën, Sanda Rashkoviq-Iviq.
Siç transmeton AFP, Koshtunica ka thënë se me kryeministrin Blair ka diskutuar të ardhmen e Kosovës, me ç'rast ka nënvizuar propozimin e Beogradit që ky "problem i vështirë" të zgjidhet përmes një "autonomie substanciale" për Kosovën.
Koshtunica ka thënë se propozimet e qeverisë që ai drejton, të cilat nuk lejojnë pavarësimin e Kosovës, do t'i japin Kosovës një formë autonomie "më të lartë se çdo shtet tjetër evropian".
Ndërkohë një zëdhënës i qeverisë i ka thënë radios shtetërore britanike se qeveria britanike ka kërkuar nga Serbia që të angazhohet në mënyrë konstruktive në bisedimet për statusin final të Kosovës.
Sipas tij, nga këndvështrimi i qeverisë britanike "ekziston nevoja për t'u përqëndruar në një rezultat realist, që reflekton dëshirat e popullit të Kosovës dhe për të promovuar interesat e komuniteteve të ndryshme etnike në mënyrë që ata të jetojnë në paqe.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG