Ndërlidhjet

JERUSALEM


Trupat izraelite kanë depërtuar në jugun e Rripit të Gazës, që paraqet ofensivën e parë të madhe tokësore prej se Izraeli u tërhoq nga ky territor vitin e kaluar.
Zyrtarë izraelitë thonë se kjo ofensive synon gjetjen dhe lirimin e ushtarit izraelit, që u rrëmbye nga militantët palestinezë para tre ditësh. Grupi militant palestinez ka thënë se ushtari po mbahet në një vend të sigurt ku nuk mund të shkojnë forcat izraelite.
Ai, sipas tyre, do të mbahet derisa Izraeli të plotësojë kushtet për lirimin e tij.
XS
SM
MD
LG