Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ish komandanti i njësive speciale të ushtrisë serbe “Beretat e Kuqe”, Milorad Ulemek, i njohur si Legija, është dënuar sot nga Gjykata Supreme e Serbisë me 40 vjet burgim, për vrasjen e Ivan Stambolicit dhe tentim vrasjen e Vuk Drashkovicit. Stambolic është rrëmbyer më 25 gusht të vitit 2000 dhe është vrarë më vonë në Frushka Gorë, kurse tentim atentati kundër Drashkoviçit është bërë më 15 qershor të po të njejtit vit. Përvec Ulemekut, edhe shtatë pjesëtarë të tjerë të “Beretave të Kuqe” janë dënuar prej 40 vjetë deri në 2 vjetë heqje lirie për të njejtat vepra penale.
XS
SM
MD
LG