Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në rast të pavarësimit të Kosovës, serbët do të shfrytëzojnë të drejtën e referendumit dhe të përcaktohen se a duan apo jo të jetojnë në Kosovën e pavarur, ka thënë sot kryetari i Kuvendit Komunal të Leposaviqit, Velimir Bojoviq, pas një takimi që zhvilloi me komandantin e krahut jugor të NATO-s, Hary Ulrich. Komandanti Ulrich ka qëndruar sot në pjesën veriore të Kosovës pas gjendjes së krijuar atje dhe disa incidenteve që kanë ndodhë kohët e fundit dhe i ka porositur autoritetet komunale që të mos paragjykojnë por t’i presin rezultatet e hetimeve.
XS
SM
MD
LG