Ndërlidhjet

BUKURESHT


Kryeministri i Rumanisë, Kalin Popesku Tarikenu ka kërkuar nga ministri i Mbrojtjes tërheqjen e 890 trupave rumane nga Iraku. Tarikenu ka thënë se numri i lartë i viktimave dhe kostoja e mbajtjes së trupave atje nuk mund të injorohet shumë gjatë. Megjithatë nuk janë dhënë afate kohore për propozimin e tërheqjes. Largimi duhet që fillimisht të aprovohet nga Këshilli Suprem i Mbrojtjes të cilin e udhëheq presidenti i vendit.
XS
SM
MD
LG