Zijadin Gashi, Prishtinë
Komandanti i Krahut Jugor të NATO-s, Hary Ulrich ka vizituar sot pjesën veriore të Kosovës. Në njërën prej komunave në veri të Kosovës, në Leposaviq, Ulrich ka takuar kryetarin e Kuvendit Komunal, Velimir Bojoviq me të cilin ka biseduar lidhur me gjendjen e krijuar në tre komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, në të cilat kohët e fundit autoritetet komunale kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Ulrich tha se KFOR-i që përbëhet nga ushtarë të vendeve të ndryshme ka ardhur në Kosovë që të garantojmë paqe e siguri për të gjithë. Duke u ndërlidhur në disa shqetësime që serbët e atjeshëm i kishin shprehur atij për disa incidente që kanë ndodhur kohët e fundit në veri të Kosovës, Ulrich tha se i kupton brengat e tyre, por ai u angazhua për më shumë hetime lidhur me disa raste për të cilat serbët i kishin raportuar atij në këtë takim:
“Ata më njoftuan me disa incidente që kanë ndodhur këtu, por mendoj se është e rëndësishme që askush këtu të mos paragjykojë për asgjë, para se të kryhen hetimet dhe fjalën e vet për këto incidente ta thonë profesionistët”, tha Ulrich.
Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit Komunal të Leposaviqit, Velimor Bojoviq, tha se i kishte transmetuar komandantit të krahut jugor të NATO-s tre lloje të shqetësimeve, që sipas tij, janë dhe shqetësime të serbëve të Kosovës. Këto brenga sipas tij janë që ish-UÇK-ja po shndërrohet në ushtrinë e Kosovës, kurse pjesëtarët e saj po i drejtojnë institucionet si dhe vërejtja e tretë, ishte se nuk ka siguri për serbët që të përfshihen në institucionet e Kosovës.
Bojoviq tha se i ka transmetuar gjeneralit Ulrich dhe qëndrimet e serbëve, se nëse Kosova shkon kah pavarësia, ata do të shqyrtojnë opsionin e shpalljes së referendumit se a duan apo jo të jetojnë në Kosovën e pavarur:
“Duhet të ketë një kompromis dhe të dëgjohet edhe ana serbe, do të thotë se në cilin shtet dëshiron të jetoj dhe ne do ta shfrytëzojmë të drejtën e referendumit dhe ta pyesim popullin se në cilin shtet dëshiron të jetojë dhe a dëshiron apo jo të jetojë në një Kosovë të pavarur”, tha Bojoviq.
Ndërkohë që në përmbyllje të kësaj vizite, komandanti i krahut jugor të NATO-s, Hary Ulrich nuk është ndalur në çështjet politike, por ai tha se ishte shumë i kënaqur me punën dhe angazhimin e trupave të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe sigurt për të gjithë në Kosovë.