Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ne vendkalimin kufitar Merdare midis Kosovës dhe Serbisë, sot u bë riatdhesimi i kontigjentit të fundit i 110 mbetjeve mortore të shqiptarëve të vrarë gjate luftës ne Kosovë, te cilët janë zhvarrosur nga varrezat masive në Serbi. Prej tyre 22 janë identifikuar ndërsa të tjerëve do t'ju bëhet analiza e ADN-së nga Komisioni Ndërkombëtarë për Personat e Zhdukur.
Transferimi i tyre shënon edhe fundin e procesit te riatdhesimit të shqiptarëve te vrarë nga Serbia në Kosovë.
Asosacionet e Familjarëve të të zhdukurve, kanë krituar ashpër institucionet e Kosovës se tashmë shtatë vite nuk kanë arritur të zbulojnë fatin e mbi 2 mijë personave tjerë të zhdukur. Familjarët e personave të zhdukur kanë thënë se prej sot do të bojkotojnë të gjitha institucionet e Kosovës dhe administratën e UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG