Ndërlidhjet

SHKUP


Incidentet që ndodhën në ditët e para të fushatës zgjedhore në Maqedoni, bënë që OSBE-ODIHR-i ta shtojë edhe numrin e vëzhguesve të cilët me 5 korrik do ta monitorojnë procesin zgedhor. Fillimisht u tha se numri i vëzhguesve ndrëkombëtarë do të jetë afro 300, por zyra e OSBE-së në Shkup bëri të ditur se numri i vëzhguesve do të shtohet edhe për disa dhjetra të tjerë. Vëzhguesit ndërkombëtarë do të jenë të shpërndarë në tërë territorin e Maqedonisë, por burime të partive politike shqiptare kanë pohuar se ato janë të interesuara që ky numër të jetë më i madh në mjediset e banuara me shqiptarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG