Në Prishtinë sot është promovuar iniciativa e quajtur Reforma, që do të funksionoj në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Koordinatori Naser Rugova tha se Reforma është bashkim i pavarur i një grupi intelektualësh dhe i ekspertëve nga fusha të ndryshme, që direkt apo indirekt aderojnë në LDK. Ai mëtutje u shpreh se kjo iniciativë është e nevojshme tash, pas ndarjes nga lideri historik Ibrahim Rugova dhe se LDK-ja duhet të gjejë forcë dhe dije që të hedhë hapin tjetër të madh drejt së ardhmes. "Brenda LDK-së duhet të garojnë në mënyrë korrekte konceptet e ndryshme për zhvillimin dhe profilizimin e partisë konform dinamikës së proceseve të gjithmbarshme", tha Naser Rugova gjatë promovimit të inciativës Reforma.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.