Ndërlidhjet

SEUL


Burimet zyrtare të Koresë së Veriut kanë njoftuar prova të suksesshme të raketave bërthamore dhe rritje të aftësive mbrojtëse.
Lëshimi i raketave koreano-veriore ngjallën reagimin e bashkësisë ndërkombëtare. Presidenti amerikan Bush dhe kryeministri japonez Koizumi kanë rënë dakord që të punojnë me Kombet e Bashkuara për vendosjen e sanksioneve kundër Penjanit. "Me lëshimin e këtyre raketave Koreja e Veriut e ka izoluar dhe më tej veten çfarë është e trishtueshme për popullin koreano-verior. Jam i shqetësuar për popullsinë civile por shpresoj që qeveria të lejojë verifikimin e ndërprerjes së programeve bërthamore", tha presidenti Bush. Ai ka biseduar përmes telefonit edhe me presidentin e Kinës Hu Xhintao, por nuk janë bërë të ditura detaje të bisedës.
Ndërkohë Kina do të dërgojë në Penjan gjatë ditës përfaqësuesin e saj në bisedimet gjashtëpalëshe për programet bërthamore koreano-veriore. Zyrtari i lartë amerikan Christofer Hill do të vizitojë Kinën, Korenë e Jugut, Japonin dhe Rusinë për të diskutuar reagimin ndërkombëtar ndaj provave me raketa, ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB po shqyrton një projekt rezolutë kundër Koresë së Veriut të hartuar nga Japonia. Ministri i jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov ka thënë se është e dëmshme që në këtë fazë Kombet e Bashkuara të diskutojnë sanksionet kundër Koresë së Veriut. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, po tentojnë që Këshilli i Sigurimit të ndërmarrë sanksione serioze kundër Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG