Ndërlidhjet

PRISHTINË


Para se të kalohet në definimin e statusit të Kosovës, ka nevojë për më shumë përparime në çështjet e diskutuara në Vjenë, posaqërisht në decentralizim dhe trashëgimi kulturore, ka thënë sot në Prishtinë, zëvendësi i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan. Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, Rohan ka takuar sot presidentin Fatmir Sejdiun, kryeministrin Agim Çeku e më pas dhe Grupin Negociues si dhe e zëvendës shefin e UNMIK-ut, Steeven Shock. Diplomati austriak, Rohan tha se në Vjenë gjatë këtij muaji do të ketë një takim tjetër për decentralizimin, një takim për trashëgiminë kulturore si dhe një takim për vet çështjen e statusit. Ai tha se i ka bërë thirrje Delegacionit të Kosovës që ta shfrytëzoj rastin dhe të tregohet i gatshëm për kompromise gjatë këtyre takimeve. Ndërkohë që në emër të palës kosovare, presidenti Sejdiu tha se Prishtina ka ofruar të mundshmen dhe realen.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG