Ndërlidhjet

GAZË


Kryeministri palestinez Ismail Hania ka ftuar luftëtarët palestinezë dhe Izraelin që të ndërprejnë aksionet ushtarake në Gazë.
"Me qëllim të përfundimit të krizës aktuale, është e domosdoshme që të gjitha palët të ndalin të gjitha aksionet ushtarake", ka thënë kryeministri palestinez.
Apeli i kryeministrit Hania ka aardhur pas vendimit të forcave izraelite për t'u tërhequr nga pjesa veriore e Rrypit të Gazës.
Izraeli ka filluar ofanzivë para një jave me qëllim të lirimit të një ushtari të rrëmbyer.
Gjatë 7 ditëve të fundit janë vrarë rreth 30 palestinezë, ushtarakë dhe civilë, dhe një ushtar izraelit.
XS
SM
MD
LG