Ndërlidhjet

KANDAHAR


Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bshkuara njoftoi se gjashtë militantë të dyshuar talibanë janë vrarë gjatë luftimeve në jug të Afganistanit. Gjatë këtyre përleshjeve janë plagosur edhe shtatë pjesëtarë të koalicionit dhe një ushtar afgan. Sipas koalicionit, luftimet e ashpra u zhvilluan dje në provincën Zabul dhe në Kandahar. Në një incident tjetër të ndarë, pesë ushtarë spanjollë u plagosën sot nga një shpërthim që e goditi patrullën e tyre në qytetin Farah në perëndim të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG