Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha mbrëmë vonë se është koha që Irani të japë përgjigje definitive ndaj propozimit nga fuqitë kryesore botërore për negoociata lidhur me programin bërthamor të këtij vendi.
- Është shumë e qartë se iranianët kanë para vetes një propozim shumë të favorshëm, një propozim që mund të jetë i dobishëm për nevojat e tyre për energji dhe për fushat e tjera. Prandaj është koha që të ketë një përgjigje autoritative për këtë propozim, tha Condoleezza Rice. Këtë deklaratë zonja Rice e bëri në Uashington, pas takimit me sekretaren e jashtme britanike, Margaret Beckett.
XS
SM
MD
LG