Ndërlidhjet

ROMË


Kapiteni i kombëtares franceze të futbollit Zinedin Zidan ka qenë shumë arrogant dhe unë e kam ofenduar ka pranuar Marko Materraci, futbollist i kombëtares italiane në një prononcim për "Gazeta Delo Sport", i pyetur për të shpjeguar incidentin e ndodhur në ndeshjen finale në Kupën e Botës midis Italisë dhe Francës.
Materaci ka thënë se nuk është e vërtetë se Zidanin e ka ofenduar me termin terrorist, por me terma që në fushat e futbollit dëgjohen me dhjetra herë.
Ndërkohë grupi anti – racizëm "SOS –Racizmit" me seli në Paris duke iu referuar disa burimeve të futbollit botëror pohon se Materaci e ka ofenduar Zinedin Zidanin duke i thënë "terrorist i ndyrë".
Zinedin Zidan ende nuk ka shpjeguar se përse sulmoi me kokë Materacin dhe sipas televizionit francez për këtë incident ai publikisht do të deklarohet brenda pak ditëve.
Ndërkohë Federata e Botëtrore e Futbollit (FIFA) ka bërë të ditur se do të fillojë hetimet për rrethanat që shkaktuan sulmin me kokë të Zinedin Zidanit ndaj Marko Materracit.
XS
SM
MD
LG