Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica mbrëmë vonë u takua me sekretaren amerikane të shtetit, Condoleezza Rice për të diskutuar negociatat, që po vazhdojnë, për statusin final të Kosovës. Agjencia DPA nga Uashingtoni raporton se Kombet e Bashkuara po i udhëheqin negociatat ndërmjet Kosovës e Serbisë, për të përcaktuar se a do të bëhet Kosova një shtet i pavarur, lëvizje kjo që kundërshtohet fuqishëm nga Beogradi. Para takimit Rice – Koshtunica, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack foli edhe për çështjen e të akuzuarve për krime të luftës.
- Ekzistojnë fletarreste të vlefshme për individë të caktuar, që janë të kërkuar për krime të luftës dhe ne, si dhe miqtë dhe aleatët tanë evropianë, kemi kërkuar nga qeveria e Serbisë që të bëjë çdo gjë të mundshme, që këta persona të dërgohen para drejtësisë në Hagë, tha zoti McCormack.